TRANSFORMATORE (6kV)

Category:

Description

TRANSFORMATORET E SHPERNDARJES
1. QELLIMI
Ky specifikim mbulon transformatoret 6/0.4; 10/0.4; 20/0.4 dhe 35/0.4 kV per perdorim ne ambient te brendshem dhe te jashtem.
1.1 SISTEMI I TOKEZIMIT
TM 35, 20, 10 dhe sistemi 6 kV : Me neuter te izoluar.
Sistemi TU 0.4 kV : Neuter te tokezuar direct
1.3 NIVELI I IZOLIMIT DHE HAPESIRAT
Punes se siguruar ne instalimet e jashtme midis paisjes se izoluar dhe aplikohet standarti IEC per hapesirat.
Distanca e shkarkimit ne izolatore dhe pjastra nuk duhet te jete me e vogel se 25 mm/kV ne sistemin me tension me te larte per paisjet e jashtme.

2.PERSHKRIM, KERKESA DHE TE DHENA PER TRANSFORMATORET
Transformatori i shpërndarjes jane transformator te mbushur me vaj I tipit te mbyllur hermetikisht ONAN.
Transformatorët kane vlere nominale te tensionit prej -/0.4 kV.
Regullatori I tensionit I cili vendoset ne anen TM, do te jete plus-minus 5 % me 2.5 % ne cdo shkalle.
Grupi I lidhjes do të jetë sipas faktit ose kerkeses.
Daljet TM dhe TU te transformatorit jane per kabllo.
Transformatori i fuqisë jane ndërtuar në atë mënyrë që të përmbushë kërkesat e mëposhtme:
a. Cilesine për t’i rezistuar çdo tronditjeje gjatë transportit dhe instalimit
b. Të sigurojë shpërndarje efikase të nxehtësisë
c. Të jetë I papershkueshen nga uji dhe vaji i nxehtë
d. Të kete zhurma dhe dridhje deri në një nivel te lejueshem.

2.1 Nukli I transformatorit
Konstruksioni i qarkut magnetic eshte i tille qe te shmange zhvillimin e shkarkimeve statike te lidhjes se shkurter ne konturin e brendshem ose ne strukturen fiksuese te tokezuar dhe prodhimin e komponentes se fluksit pingul me fleten e celikut te petezuar.
Qarku magnetic tokezohet nepermjet nje lidhje testuese te heqeshme me konstruksionin metalik, e cila vendoset ne nje pozicion te favorshem.
Nukli i transformatorit eshte prej çeliku të cilësisë së lartë me kristale te orientuara. Nukli i perbere nga flete celiku te petezuara dhe çdo fletë e petëzuar eshte e izoluar me llak të përshtatshëm për të shmangur humbjet nga rrymat fuko
Nukli do te mbeshtetet ne bazament nepermjet fiksueseve te izoluara dhe do te tokezohet nepermjet nje lidhje te heqeshme.
Nukli (fletet e llamarines)eshte i mbrojtur ndaj gërryerjes duke u lyer me nje shtrese llaku me trashësi e pakta 1mm.

2.2 Peshtjellat
Transformtorët do të kene peshtjella bakri elektrolit me përcjellshmëri të lartë ose peshtjella alumini. Materiali i izolimit do të jetë e Klases A (IEC 76-2).
Izolimi i peshtjellave dhe lidhjet do te jete I lire nga kompozimi I izolacionit per te zbutur tkurjen ose keputjen gjete shfrytezimit. Peshtjellat do të jenë prej bakri elektrolitik ose alumini . Në mënyrë që të arrihet qendrueshmeria ndaj lidhjeve te shkurtra nga ana e tensionit te ulet , peshtjella e tensionit te ulet do te ndertohet me shirita bakri ose alumini ne vend te percjellesave. Transformatori do të ketë izolim të Klases A ose izolim më të mirë. Peshtjellat mund të izolohen me letër izoluese ose llak në përputhje me standardet e Prodhuesit. Ndertimi I peshtjellave do të jetë i tillë që të arrihet një shpërndarje e njetrajteshme e tensioneve impulsiv dhe tensioneve te shkarkimeve, duke shmangur pikat e dobëta në izolim.

2.3 Kazani
Kazani i transformatorit prodhohet prej materiali me trashësi dhe fortesi të tillë që të rezistojë pa u dëmtuar apo pa u mbinxehur në kushtet e punës ose gjatë lidhjes se shkurtër. Transformatori do të jetë pa zgjerues vaji .Për kazanin dhe pjese të tjera. Sistemi ftohës i transformatorit do të jetë me fletë llamarine ne pjeset anesore te depozitës.

2.4 Rregullatori i tensionit
Rregullatori I tensionit sigurohet nëpërmjet një çelësi dhe do të vendoset në një vend të përshtatshëm (mbi kapak) për tu manovruar lehtësisht.
Rregullatori I tensionit pajiset me nje celes rregullues me doreze te jashtme rrotulluese qe siguron bllokimin e rregulluesit ne pozicionin e zgjedhur.
Mekanizmi eshte vendosur nga jashtë transformatorit per manovrimin e tij.
Pozicionet që korrespondojnë me vleren e rregullimit te rregullatorit stampohen ose do të gdhenden në një pllakë metali treguese, e fiksuar ne kapakun e transformatorit.
Lidhja e rregullatorit te tensionit me kapakun e transformatorit eleminon rrjedhjen e vajit gjate shfrytezimit te tij.

3.Terminalet
Terminalet e kabllove të transformatorit projektohen duke pasur parasysh llojin e lidhjeve të përshkruara më poshtë:
• Në TM: kabllo alumini të izoluar
• Në TU: kabllo alumini të izoluar
Daljet e peshtjellave nga brenda jashte transformatorit realizohen me anen e izolatoreve kalimtare prej porcelani ngjyre kafe. Izolatoret jane per perdorim ne ambient te jashtem.

4.Instrumentat dhe aksesoret
Transformatoret kane aksesoret e meposhtem :
• Ganxha për ngritje
• Tape në pjesën e sipërme për mbushje me vaj
• Rubinet per kullimi vaji në pjesën e poshme
• Bulona për tokëzim ne pozicion diagonal
• Rrota që lëvizin në dy drejtime
• Targeta
• Çelës I rregullatorit te tensionit
• Kapaku i tapes mbushese me vaj
• Bazamenti metalik per montimin e kazanit dhe te rrotave
• Shkarkues ne forme briri.
• Shkronja te dukshme dhe te perhershme mbi mbulese ne anen e tensionit te mesem 1U, 1V, 1W; Ana TU: 2U, 2V, 2W, 2N;

5.Vaji izolue
Transformatori do të pajiset me sasinë e duhur të vajit izolues me përmbajte minerali të cilësisë së lartë. Vaji do të jetë në përputhje me Standardin IEC 296 (Class 11).

6. HUMBJET
Transformatoret kene humbje minimale.

7. TESTET
Transformatoret e shperndarjes testohen si me poshte:
Llojet e testeve
• Matja e rezistences omike te peshtjellave ne temperaturen 20 oC
• Matja e rezistences se izolimit te peshtjellave ne temperaturen 20 oC
• Matja e koeficentit te trasformimit dhe grupit te lidhjes
• Provat e punimit pa ngarkese
• Provat e lidhjes se shkurter
• Provat me tesion te ritur
• Matja e rrymave te rrjedhjes
• Matja e tangent deltes
• Matja e qendrushmerise elektrike te vajit
• Teste Speciale

 

 

 

SPECIFIKIME TEKNIKE

TRANSFORMATORET E SHPERNDARJES

1- PERSHKRIM, KERKESA DHE TE DHENA PER TRANSFORMATORET

Transformatori 50-1000  KVA eshte transformator i mbushur me vaj i tipit te mbyllur hermetikisht ONAN.

Transformatorët do të kete vlere nominale te tensionit prej 6 KV- 35 KV / 0.04 kV.

2- TE DHENA TEKNIKE

  Trasformatore 40 KVA tre fazore te zhytur ne vaj, Njesia Vlera
Nr Lloji I transformatorit
1 Standarti I aplikuar IEC
2 Fuqia nominale (Sn) kVA 50-1000
3 Tensioni nominal kV
4 Numri I fazeve TM 3
5 Grupi I lidhjes
6 Frekuenca Hz 50
7 Kufijte e rregullimit te tensionit në TM 2 x ___%;
8 Sistemi I tokezimit TM I izoluar
9 Tensioni I ulet nominal V
10 Numri I fazeve TU 3 faze/3 percjelles
11 Sistemi I tokezimit TU Direkt me token
12 Lloji I ftohjes ONAN

 

MIREMBAJTJA

  • Procesi riparimit te Transformatoreve dhe Motorrave te fuqise :
  • Lista e Transformatoreve :
TIPI I TRANSFORMATORIT TENSIONI
6 kV 10 kV 20 kV 35 kV
1 Transformatore 50 kVA/ 3 Fazor
2 Transformatore 100 kVA/ 3 Fazor
4 Transformatore 160 kVA/ 3 Fazor
5 Transformatore 180 kVA/ 3 Fazor
6 Transformatore 200 kVA/ 3 Fazor
7 Transformatore 250 kVA/ 3 Fazor
8 Transformatore 320 kVA/ 3 Fazor
9 Transformatore 400 kVA/ 3 Fazor
10 Transformatore 560 kVA/ 3 Fazor
11 Transformatore 630 kVA/ 3 Fazor
12 Transformatore 1000 kVA/ 3 Fazor
13 Transformatore tensioni

………………………………………………………………………………………………………………………………..